/ATSH/ Për ditën e nesërme parashikohet keqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti parashikohet kryesisht i vranët.

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngate shoqëruar me rrebeshe dhe shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 3 deri 8m/sek.

Në zonat malore lindore reshje bore. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi 15-25m/s kryesisht përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5 dhe 7 ballë.