ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim.
Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht jugun, qendrën dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu.
Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/26 | re shi diell |
| Kukës | 14/27 | re shi diell |
| Lezhë | 18/26 | re shi diell |
| Dibër | 12/25 | re shi diell |
| Durrës | 16/26 | re shi diell |
| Tiranë | 18/28 | re shi diell |
| Elbasan | 14/29 | re shi diell |
| Berat | 17/29 | re shi diell |
| Vlorë | 18/28 | re shi diell |
| Korçë | 12/24 | re shi diell |
| Gjirokastër | 16/29 | re shi diell |
| Sarandë | 15/24 | re shi diell |



























