ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe hera-herës deri mesatare. Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe ato në jug vranësirat deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formën e pikave.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 1-7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.