TIRANË, 7 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash këto të fundit hera-herës deri të dendura kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë vijës bregdetare, zonën e veriut dhe zonën e jugperëndimit reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët si dhe në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 6-8m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/26 Diell re shi
Kukës 13/23 Diell re
Lezhë 15/25 Diell re shi
Dibër 11/21 Diell re
Durrës 15/25 Diell re shi
Tiranë 15/27 Diell re
Elbasan 16/28 Diell re
Berat 13/24 Diell re
Vlorë 15/24 Diell re shi
Korçë 10/19 Diell re
Gjirokastër 13/24 Diell re
Sarandë 15/23 Diell re shi



























