Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, prej orëve të mesditës e pasdites në zonën e qendrës dhe jug reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe hera-herës dhe në periudha afatshkurtra deri të lartë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra reshjet në veriperëndim parashikohen të jenë të rrëmbyeshme dhe problematike.

Era me drejtim jugperëndim – juglindje shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 12-18 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër16/22Re shi diell
Kukës12/21Re shi diell
Lezhë16/21Re shi diell
Dibër10/20Re shi diell
Durrës15/23Re shi diell
Tiranë17/26Re shi diell
Elbasan15/23Re shi diell
Berat15/23Re shi diell
Vlorë16/23Re shi diell
Korçë9/19Re shi diell
Gjirokastër11/23Re shi diell
Sarandë15/24Re shi diell