Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në zonat qendrore duke rrezikuar momente me pika shiu duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori;