Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të freskëta dhe e lagështa me origjinë Veriperëndimore.

Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit.

Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurta me kthjellime por gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë deri në 4 ballë.

Top Channel