ATSH-AFP/ – Dy persona humbën jetën, pasi u qëlluan sot me armë zjarri, pak para mesditës në qarkun 10 të Parisit, tha prokuroria.

Ajo shtoi se katër persona të tjerë ishin plagosur, dy prej të cilëve ishin në gjendje emergjence absolute.

”Është hapur një hetim për akuzat e vrasjes, vrasjes me dashje dhe dhunës së rëndë”, saktësoi prokuroria.

”Hetimet i janë besuar për momentin rrethit të 2-të të policisë gjyqësore. Një i dyshuar, një burrë i moshës 60 deri në 70 vjeç është arrestuar dhe është caktuar në mbajtje policore”, shtoi ajo./ a.jor.