Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka dhënë detaje.

Ai ka bërë të ditur të dielën nga Brukseli, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni, raporton KP.

Kujtojmë se 3 ditë më parë është nënshkruar marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Newsbomb