Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, informon se pastrimi këtë fundjavë u fokusua në tri zona: Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër.

“Natyra na dhuron peizazhe të mrekullueshme, ndërsa detyra jonë është të kujdesemi për to duke mos lënë mbetje pas”, nënvizon ministri Jaupaj.

“Administratat e Zonave të Mbrojtura janë vazhdimisht në terren për pastrimin e zonave natyrore, në parqe kombëtare, peizazhe apo monumente natyrore, me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e bukurisë së këtyre zonave ekoturistike. Në këtë përpjekje bashkohen edhe nxënësit dhe komuniteti, duke dhënë një shembull të shkëlqyer bashkëpunimi për mjedisin”, shkruan Jaupaj, ndërsa ndan foto nga aksionet e pastrimit në Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) çdo javë angazhohet në pastrimin e zonave të mbrojtura në të gjithë territorin e vendit.