ATSH/  Sipërmarrjet dhe individët, vijojnë të shfaqin interes të shtuar për të investuar në blerje ose ndërtim të pasurive të paluajtshme.

Banka e Shqipërisë konstaton se, edhe gjatë këtij fundviti 2020, mbështetja kryesore e rritjes së kredisë për investime afatgjatë në sipërmarrje vazhdon të dominohet nga huadhënia për pasuri të paluajtshme.

Sipas të dhënave zyrtare nga BSH-ja, kredia për pasuri të paluajtshme zë rreth 60% të totalit, prej 19 miliardë lekë kredi e re e disbursuar për investime gjatë tremujorit.

Banka e Shqipërisë vëren se pasuritë e paluajtshme janë një potencial i fuqishëm për zhvillimin e investimeve dhe pritëshmëritë për zhvillimit e këtij tregu janë pozitive edhe për periudhën afatmesme mbi 5 vjeçare. e.xh//a.