ATSH-AFP/ – Kina nuk regjistroi sot asnjë rast të kontaminuar me koronovarusin e ri, për herë të parë që kur vendi filloi të publikonte të dhënat mbi epideminë në janar.
Sëmundja u shfaq në fund të vitit 2019 në Wuhan por përhapja u ndalua në vend ku bilanci i fundit ishte rreth 83 000 raste kontanimi, 4 634 prej të cilëve të vdekur.
Pandemia u përhap në të gjithë globin duke prekur mbi pesë milionë persona, 330 000 prej të cilëve të vdekur.
“Ne kemi arritur një sukses të madh strategjik në përgjigjen tonë ndaj COVID-19”, theksoi kryeministri kinez Li Keqiang në hapje të seancës plenare të Asamblesë Kombëtare Popullore (PNA)./ /ec/