Sipas një shënimi nga Spitali Izraelit i Sao Paulos Albert Einstein, ku Pele u trajtua dhe u pranua sërish sot, 81-vjeçari do të “vazhdojë” trajtimin e tij. Spitali nuk dha më shumë detaje mbi trajtimin, por tha se Pele duhet të lirohet “brenda ditëve të ardhshme”.
Spitali tha gjithashtu se ish-futbollisti i njohur ndërkombëtarisht është në gjendje të qëndrueshme.
Në kohën e shtrimit të tij në spital në shtator, mjekët thanë se Pele do t’i duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë si pjesë e trajtimit të tij. Tumori u gjet gjatë ekzaminimeve rutinë në fund të gushtit.
Të martën e kaluar, zyra e shtypit e legjendës së futbollit tha se ai është ekzaminuar në spital.
Më 17 nëntor, Pele ndau një fotografi në rrjetet e tij sociale duke thënë se ishte “shumë mirë” dhe “ndihej më mirë çdo ditë”. Ai gjithashtu falënderoi simpatizantët për lutjet dhe mbështetjen./ /os/