ATSH-I.Vata/- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar sot foto të automjeteve të blinduara shumëpërdorimshme, duke theksuar se prej dy vitesh ato po përdoren edhe nga Forcat e Armatosura në Shqipëri.
Peleshi thekson se Forcat e Armatosura janë në një proces modernizimi sipas standardeve të NATO-s.
“MRAP (Mine Resistant Ambush Protected) janë automjete të blinduara, shumëpërdorimshme, ato prej dy vitesh po përdoren edhe nga Forcat tona të Armatosura. MRAP kanë një ekuipazh prej 3-7 trupash, shpejtësi maksimale prej 105 km/orë dhe janë testuar suksesshëm nga ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan. Forcat e Armatosura janë futur vitet e fundit në një proces modernizimi, ku çdo strukturë është pajisur me mjete, pajisje apo armatim modern, të standardeve të NATO-s”, shprehet ai.