Nga vetë emri ato kanë një lëvizshmëri të lartë, janë padyshim të blinduara dhe kanë një shpejtësi maksimale prej 110 km/orë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se, “falë modernizmit dhe procesit të standardizimit të mjeteve, pajisjeve dhe armatimit me ato të vendeve aleate, prej 3-4 vitesh ato kanë hyrë në përdorim edhe në Forcat tona të Armatosura, ku kanë kontribuuar ndjeshëm në mekanizmin e batalionit të II të këmbësorisë, si një strukturë e gatshme për NATO-n, kudo dhe kurdo”.
Gjithashtu tha Peleshi, “Topi 20M621, i telekomanduar në distancë (NARWHAL, Naval Remote Weapon Highly Accurate Lightweight), i prodhuar nga kompania franceze Nexter, është një armatim që kryesisht ka për qëllim mbrojtjen e anijeve”.
“Topi 20 mm është lehtësisht i manovrueshëm dhe ka një saktësi mbresëlënëse edhe në det me dallgë, çka është provuar edhe nga anijet tona të klasit Iliria, të cilat vitet e fundit janë pajisur me armatimin e ri, si pjesë e projektit për modernizimin e Forcës Detare”- u shpreh Peleshi. /a.a/



























