Elbasani rimori gjallërinë e humbur prej ditësh paraditen e sotme në fashën e orarit të liridaljes për të moshuarit.

Duke shfrytëzuar lejen ata kanë dalë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të bërë shëtitjen e merituar pas ditëve të izoluar.

Të ndërgjegjësuar tashmë mbi rrezikun që i kanoset nëse lëvizin në mënyrë të papërgjegjëshme, shumë prej tyre kishin vendosur maskat dhe dorezat.

Ashtu si javën e parë edhe këtë të shtunë të drejtën për të dalë e kane pasur vetëm pensionistët dhe ata e vlerësojnë këtë.

Rama po ashtu publikoi zonat gjelbërta në qytetet ku do të ketë lehtësim të lëvizjes. Për qarkun e Elbasanit kjo e drejtë i takon vetëm qytetarëve të bashkisë Librazhd dhe Prrenjas.

Elbasaninews.tv