Operacioni humanitar për të ndihmuar familjet që janë në nevojë në këtë situatë të vështirë, të shkaktuar nga COVID 19, vazhdon në të gjithë vendin. Kryetari i Grupit Parlamentrar Socialist, Taulant Balla, se bashku me deputetin Florenc Spaho dhe me Kryetarin e Bashkisë Peqin, Florenc Tosku, asistuan në paketimin e pakove ushimore, në fazën e tretë të këtij procesi në Bashkinë e Peqinit. Balla edhe një herë vuri në dukje se nga ky proces do të përfitojnë ata që janë vërtet nevojtarë dhe ekonomia e të cilëve është cënuar si pasojë e pandemisë

Taulant Balla “Prej ditës së parë të luftës bashkia e Peqinit së bashku edhe me shoqatat kanë dërguar ndihmat në çdo shtëpi që kishte vërtet shumë nevojë. Në fazën e dytë Bashkia siguroi me fondet e saj pakot ushqimore ndërsa procesi do të vijojë deri në ditën e fundit të kësaj lufte. Sot fillon një shpërndarje e re, ku përfituesit më të shumtë janë ata të komunitetit rom dhe egjiptian.”

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist edhe një herë përsëriti apelin për të konsumuar prodhime shqiptare, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar dhe ndihmuar ekonominë vendase. Sipas Ballës, në këto momente është e rëndësishme të jemi pranë njëri tjetrit dhe të fokusohemi në gjërat që kanë vërtet rëndësi:

Taulant Balla “Është e nevojshme që të gjithë të konsumojmë prodhime shqiptare. Peqini ka, jo vetëm gjelin e detit, por edhe prodhime shumë të mira bujqësore dhe blegtorale. Këto janë çështjet që ne duhet të flasim dhe të angazhohemi, e jo prirjet për të bërë teatër. Progresi nuk mund të ndalet në asnjë moment, por ne duhet të jemi bashkë për hallet dhe problemet e njerëzve që kanë shumë nevojë dhe presin që ne të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira.”

Deputeti Florenc Spaho dhe Kryetari i Bashkisë falenderuan Qeverinë Shqiptare dhe shoqatat e bizneset që i kanë asistuar në këto momente të vështira ndërsa theksuan se do të vazhdojnë të jenë çdo ditë në terren, pranë njerëzve.

Nga Peqini Balla uroi edhe Bajramin, pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit ku besimtarët treguan devotshmërinë e tyre, jo vetën nga Zotit, por edhe ndaj njëri tjetrit.

Elbasaninews.tv