Në vitin 1985 në një fshat pranë Peshkopisë do të lindte Zyberi.

 

 

Nëna dhe babi i tij do ta prisnin si dhuratën më të bukur dhe do ta rrisnin në varfëri, por me shumë dashuri. Përpjekjet bëheshin për ushqim dhe veshmbathje.

 

Pas Zyberit, lindën edhe fëmijë të tjerë, dy djem dhe një vajzë. Me katër fëmijë jetesa u bë edhe më e vështirë. Feridja dhe Emini punonin me mish e me shpirt të ndërtonin një familje të lumtur.

 

 

Në vitet 1990 nisën trazirat dhe ndryshimi i sistemeve solli edhe më shumë probleme për familjen Hoxha.

 

Zyberi përfundon shkollën e mesme, ishte nxënës i mirë por duhet të punonte, s’mund as t’ja lejonte vetes as të mendonte për studimet.

 

Kështu merr guximin mbledh forcat dhe ikën nga mali, niset në Greqi në mënyrë ilegale, me shpresë së do të gjejë punë e do të “fitojë” bukën e gojës për vete dhe familjen.

 

Në një moshë fare të re Zyberi do të punonte, do të fitonte para sa për të paguar rrugën e kthimit në Shqipëri dhe për t’i lënë diçka prindërve. Mendonte për t’i siguruar të pakën shpenzimet minimale të tryezës çdo ditë ndërsa ai punonte në emigrim.

 

Zyberi vinte dhe ikte në Greqi ndërkohë që në vitin 2009 mbushi 24 vjeç.

 

Ishte i ri, plot ëndrra dhe me dëshirën e madhe për të ndërtuar familjen. Nusja e dajës, njihte një vajzë të bukur në Peshkopi, e quanin Manushaqe. Sipas saj që i njihte të dy të rinjtë, e do të ishte lajmësi i kësaj lidhje, do të lindte një dashuri e madhe dhe një familje e bukur.

 

Zyberi takohet me Manushaqen dhe thotë se ishte një dashuri me shikim të parë. Manushaqje, njësoj si lulja e rrallë, do të lajmëronte pranverën në jetën e Zyberit.

 

Ishte një vajzë e mirë, e rritur në një familje të varfër dhe me halle.

 

Do Ia prekte zemrën edhe më shumë të fejuarit të saj, kur do ta merrte në shtëpi për të takuar prindërit. Manushaqja nuk ishte ankuar dhe nuk kishte treguar për hallet e saj. Por Zyberi pa se çatia e shtëpisë ishte prishur dhe shiu që binte jashtë, futej edhe brenda.tch