Kati i 5-të i një pallati në Elbasan është përfshirë nga flakët.

 

 

Pallati ndodhet në lagjen 11 Nëntori.  Zjarri dyshohet seë është shkaktuar nga një ngrohëse e harruar ndezur nga personat që jetonin në atë banesë.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve bëri të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve dhe në apartamentet ngjitur.

Sipas informacioneve paraprake raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

 

Elbsasaninews.al Edlira Xherri