Një urban i linjës së Unazës në Tiranë është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik.
Policia e Tiranës njoftoi se “rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”.
Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /j.p/