Tirana është gati të mikpresë samitin e katërt të diasporës

Përmes rrënjëve lartësohemi” kjo është motoja e samitit nga ku gjatë  tre ditëve të ardhme shqiptarë nga e gjithë bota do të diskutojnë se si ata mund të japin kontributin e tyre në atdhe.

Sipas Ferit Hoxhës ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, samiti është konceptuar si “një kuvend për të kthyer lidhjet në veprim dhe potencial në rezultate konkrete për Shqipërinë 2030

Hapja e samitit mbrëmjen e kësaj të hëne do të shoqërohet nga dekorimi personaliteteve të diasporës prej Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Dita e dytë e samitit do të nisë me fjalët përshëndetëse të  nga Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ajo e kryeministrit Edi Rama.

Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: nga vota te përfaqësimi institucional” është tema e parë në këtë samit organizuar nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë.

Panelet e tjera do të diskutojnë për rolin e diasporës në inovacion, shëndetësi.

Një rëndësi e posaçme do ti jepet edhe gjuhës shqipe përmes panelit me titull “Standardizimi dhe certifikimi i gjuhës shqipe në diasporë”.

E teksa Shqipëria po mundohet të avancojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Eurpian, se çfarë ndihme mund të japë diaspora kjo do të diskutohet në ditën e tretë të samimit në tryezën me teme “ diaspora shqiptare si partner mbështetës për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

Top Channel