Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të ndodhur dje në Kuçovë ku u përplas rëndë një fëmijë 7 vjeç, i cili është dërguar në spital me urgjencë.
Në ranga ka rënë 23-vjeçari L.D. banues në Berat, i cili është kapur pak minuta pasi u largua nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kozare të Kuçovës ku i riu me “Benz” me targa AA 562 RV, duke ecur me shpejtësi në rrugën brenda fshatit Kozare ka goditur 7-vjeçarin S.GJ. që ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi të banesës së tij.
Makina e ka përplasur fëmijën dhe e ka hedhur disa metra në asfaltin e rrugës. Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë fëmijën të shtrirë në rrugë.