Një aksident i rëndë është regjistruar sot pasdite pas orës 17:00 në Mirditë, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Newsbomb ka siguruar foto nga vendngjarja, ku shihet një autobus udhëtarësh nga Kosova, i përplasur me një fouristradë “Land Rover”.

Shoferi i kësaj të fundit Hysen Selitaj ka humbur jetën ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Mësohet se fouristrada drejtohej nga babai ndërsa i biri pasagjer është plagosur. Babë e bir ishin nga Kosova. Shoferi i autobusit është shoqëruar në polici ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Nuk dihen identitetet e personave të tjerë të përfshirë apo rrethanat e përplasjes tragjike, por burime nga vendngjarja njoftojnë për Newsbomb se përplasja ka qenë aq e fortë dhe me shpejtësi të madhe, saqë autobusi dhe “Land Roveri” janë në 200 metra largësi nga njeri-tjetri.

























