Një ide origjinale duket se po përqafohet nga qindra prindër në youtube.
Me dëshirën për t’u ngjizur fëmijëve dëshirën për të lexuar, por edhe për të mos i shkëputur nga bota e bukur e përrallave, një grup krijuesisht kanë krijuar një kanal youtube me përralla për fëmijët.

Tashmë që kohët kanë ndryshuar është bërë e paevitueshme që fëmijët të kalojnë kohë pranë smartphone. Por një mënyrë e mirë për të kaluar kohën në smartphone mund të jetë edhe ajo e dëgjimit të përrallave apo tregimeve nga autorë të njohur shqiptarë e të huaj.

Për të qenë sa më pranë fëmijëve, por edhe nevojave të prindërve kjo faqe, “Përralla për fëmijë” tashmë aplikon edhe programin e arsimit parashkollor.

Askush nuk mund ta zëvendësojë zërin e nënës apo të gjyshes, por kur kjo është e pamundur “përralla për fëmijë” ju fton që t’i mundësoni fëmijëve dëgjimin e tyre në youtube.

Përmes kësaj faqe ju do të bëni të mundur që koha e kaluar në smartphone të jetë një kohë e dobishme dhe efektive për edukimin e fëmijëve tuaj.

“Përralla për fëmijë” ofron edhe një variant të shkurtuar të përrallave në instagram dhe mirëpret të gjitha sugjerimet tuaja për lëximin dhe ofrimin e tregimeve dhe përrallave.

https://youtube.com/channel/UC2LsvZ4s7GIaXU21aFU6svQ