Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e pazakontë e ndodhur mbremjen e djeshme në Elbasan. Në orën 01:30 është hedhur nga kati i shtatë i një pallati, pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës Jakov Oga, 65-vjeç.
Sipas burimeve zyrtare, 65-vjeçari ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka tentuar të vetëflijohej si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.
Aktualisht ai po mbahet në spitalin e Elbasanit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



























