Ishte e mbushur me emocione të forta ndeshja e luajtur mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi”. Episodet e shumta pikante të sfidës, “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.ELBASANI-Pavarësisht rëndësisë së sfidës, duket se tifozët shkodranë nuk i “tërheq” shumë Kupa. Numri i tyre nuk ishte më i madh se 1000 në shkallët e “Loro Boriçit”.

 

-Para nisjes së ndeshjes, është nderuar me një pllakë mirënjohjeje Nikolin Thana, një emër i njohur i Vllaznisë në vitet ’80-të. Ajo çfarë bëri habi, lidhet me faktin se pllakata i është dhënë nga biznesmeni Ardit Kraja dhe jo nga presidenti i ekipit, Alban Xhaferi.

 

-Nga burime pranë klubit kuqeblu, është bërë me dije se në stadium ishin të pranishëm edhe disa skautë të huaj. Objektivi i tyre ka qenë vëzhgimi nga afër i Kevin Dodajt.

 

-Disa tifozë të Vllaznisë e kanë personale me Qosen. Mesfushori “shkëmben” fjalë me ta në distancë. Duhet ndërhyrja e trajnerit të portierëve, Elvis Kotorri, për të qetësuar gjakrat.