Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga punimet për ndërtimin e pistës së atletikës.
“Lajm i mirë. Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit”, u shpreh Rama.
Pista e dedikuar olimpike po ndërtohet nga bashkia e Tiranës përmes një fondi prej 58 milionë lekësh.
“Jemi kujdesur për të ruajtur mjedisin, pemët, për t’i dhënë një oaz të bukur sportdashësve të atletikës. Jemi në fazën e ndërtimit të sistemit të tubacionit që mbledh ujin nga të dy shpatet”, shprehet përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit të pistës.
Pista do të jetë e gjatë 175 metër dhe e gjerë 93 metër. /a.a/