Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e Korridorit 8, duke plotësuar të gjitha standardet. Aktualisht në kantierin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë po punohet me ritme të mira, ndërsa pritet që në përfundim të punimeve të shkurtohen distancat dhe aksi të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e rrugës.

Statusi plotë;

MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje nga puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, ju uroj një të ditë të mbarë🫶”

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë aksin Durrës–Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Gjatësia totale e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë është 50,12 km. Investitorit i është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana menaxheriale, ashtu dhe nga ana ekonomike.

Elbasaninews.al Edlira Xherri