Italianët po votojnë në një referendum mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së nënshtetësisë dhe mbrojtjes së punëtorëve, por pjesëmarrja e ulët kërcënon ta kthejë nismë në një dështim.
Aktivistët shprehen se faji për këtë duhet kërkuar tek niveli i mangët i ndërgjegjësimit publik. Mbështetësit e përpjekjes për ndryshimin e legjislacionit të nënshtetësisë argumentojnë se kjo lëvizje do t`i ndihmojë fëmijët e lindur në këtë vend nga prindër të huaj të integrohen më mirë në një kulturë që ata tashmë e shohin si të tyren.
Këngëtari italian Ghali, i cili ka lindur në Milano nga prindër tunizianë, përmes një postimi online i bëri thirrje njerëzve të dalin në votime, duke nënvizuar se referendumi, i mbajtur të dielën dhe të hënën, rrezikonte dështimin nëse nuk marrin pjesë të paktën 50% plus një e votuesve të regjistruar. “Unë kam lindur këtu, kam jetuar gjithmonë në këtë vend, e megjithatë nënshtetësinë e mora vetëm në moshën 18 vjeç”, u shpreh Ghali, që mbështet votën pro për uljen e kërkesës së qëndrimit nga 10 në pesë vjet.
Një qytetar i një vendi jo anëtar të BE, pa martese apo lidhje gjaku në Itali, duhet aktualisht të jetojë për 10 vite në vend para se të aplikojë për shtetësi, një proces që mund të marrë vite të tjera. Pjesëmarrja gjatë ditës së diel ishte vetëm 22.7 për qind.
Reforma e propozuar nga sindikata më e madhe në vend si dhe parti të majta në opozitë, mund të prekë rreth 2.5 milion shtetas të huaj që jetojnë në Itali, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Top Channel