Të moshuarit e sotëm plaken më mirë se prindërit dhe gjyshërit e tyre, aq sa të 70-at tashmë mund të konsiderohen si 60.

 

Falë përmirësimeve të arritura në shekullin XX në aspektin e të ushqyerit, arsimit dhe kushteve higjieno-sanitare është mundësuar ngadalësimi i rënies fizike.

 

Megjithatë, është e mundur që në të ardhmen faktorë të tillë si përhapja e obezitetit mund ta ndryshojnë këtë prirje.

 

Studimi anglez i plakjes u botua në revistën ”Nature Aging” nga një grup kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti Columbia.

 

Studiuesit theksojnë se ky ngadalësim i plakjes është dokumentuar te britanikët dhe mund të mos jetë i vërtetë për vende të tjera si Shtetet e Bashkuara.

 

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ata deklarojnë se tregues të plakjes më të mirë kanë dalë edhe nga një studim i ngjashëm i kryer mbi popullatën kineze, megjithëse të dhënat e disponueshme mbulojnë një hapësirë ​​më të shkurtër kohore.

 

Risia e qasjes së adoptuar nga studiuesit qëndron në faktin e vlerësimit të shëndetit të të moshuarve jo vetëm duke marrë parasysh praninë ose mungesën e sëmundjeve, por më tepër ruajtjen e aftësive konjitive, motorike, psikologjike dhe ndijore.

 

”Të dhënat zbuluan përmirësime të mëdha në krahasim me të kaluarën”, vëren autori i studimit, John Beard.

 

Për shembull, një 68-vjeçar i lindur në vitin 1950 u zbulua se kishte aftësi të ngjashme me një 62-vjeçar të lindur një dekadë më parë.

 

Po kështu, të lindurit e vitit 1940 kanë pasur kushte më të mira se të lindurit në 1930 ose 1920./ /os/atsh