Në të gjithë territorin e vendit vijon Plani Kombëtar i Pastrimit, sidomos në zonat turistike.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aksioni i pastrimit, në Dibër, Klos, Tepelenë, Belsh, Dropull, Kukës, Maliq, Pogradec, Devoll, Selenicë dhe Peqin.
Rama falënderoi të gjithë qytetarët dhe institucionet e angazhuara në këto aksione, të cilët janë bërë bashkë për një mjedis më të pastër.
“Faleminderit për angazhimin në zbatimin e Planit Kombëtar të Pastrimit që nuk ka ndalur asnjë ditë”, tha Rama.
Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe përfshiu të gjitha qytetet e vendit.Atsh


























