Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Elbasan, ku si pasojë janë plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd në afërsi të vendit të njohur si Ura e Lizës, ku drejtuesi i mjetit gjatë një momenti pakujdesie ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka qenë duke dërguar një femije në spitalin e Elbasanit pasi ky i fundit kishte pësuar një aksident në shtëpi dhe po transportohej me urgjencë në spital.

Dyshohet se për shkak të humbjes së vëmendjes së shoferit, ky i fundit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar anës rrugës. Me marrjen e ndihmës mjekësore, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.