TIRANË, 4 maj/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot pamje nga stërvitja “Swift Response-22”, e cila po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut dhe ku marrin pjesë efektivët e Policisë Ushtarake.
Peleshi informoi se prej disa javësh, efektivët e Policisë Ushtarake zhvilluan stërvitjen paradislokuese, për t’u bashkuar më pas me kolegët e vendeve aleate dhe partnere në stërvitjen “Swift Response-22”, e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo stërvitje shumëkombëshe vjen në kuadër të “Defender Europe 2022″ dhe si çdo vit, efektivët e Policisë Ushtarake demonstrojnë ndërveprueshmërinë me kolegët e tyre”, tha Peleshi./m.m/j.p/


























