Vitin e ardhshëm qeveria gjermane parashikon të shpenzojë vetëm rreth një miliardë euro për ndihmën humanitare në mbarë botën.

 

 

Kjo është sa gjysma e parave të ndihmës humanitare në buxhetin aktual federal. “Na duhej të pranonim shkurtime shumë të dhimbshme,” pranon Susanne Baumann.

 

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, e cila prezantoi një strategji të re në Berlin se si të ndihmohet një numër në rritje i njerëzve në nevojë me më pak burime. Sipas Baumann, ende është po luftohet në negociatat për buxhetin, por perspektivat se do të ketë rritje të financimit, duke pasur parasysh presionin ekzistues për kursime, janë të pakta.

 

 

Ndihma do duhet të bëhet më eficiente

 

Ministria e Jashtme dëshiron të riorganizojë strategjikisht ndihmën humanitare dhe në këtë mënyrë ta bëjë më efikase. Për këtë kërkohet më shumë mbështetje tek organizatat lokale, koordinim më i mirë me vendet e tjera donatore, zvogëlim i burokracisë dhe nxitje e riorganizimit të agjencive të OKB-së që organizojnë ndihmën në nivel lokal. Shumica e ndihmave humanitare paguhen përmes agjencive të OKB-së si Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ose fondi i fëmijëve UNICEF.tch