Fermerët po protestojnë gjithashtu pasi qeveria nuk ka përmbushur kërkesën e tyre që gjatë vitit 2024 Polonia të mbajë taksën bujqësore në nivelin e vitit 2023.
Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se i mbështet kërkesat e fermerëve në lidhje me marrëveshjen “Mercosur” dhe se qeveria do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme. “Mercosur” është një bllok tregtar i vendeve të Amerikës së Jugut.
Ministri i Bujqësisë, Czeslaw Siekierski, u shpreh në rrjetin X se: “Protesta e fermerëve në Medyka ka të njëjtin objektiv për të cilin kam luftuar në fronte të ndryshme për një kohë të gjatë. Më lejoni t’ju kujtoj se në Ministrinë e Bujqësisë ne i thamë JO marrëveshjes me vendet e Mercosur”.
Agjencia e lajmeve PAP njofton se gjatë bllokadës të shtunën, që pritet të zgjasë 24 orë, rreth 30 individë u panë të ecnin përgjatë kalimit kufitar. Vetëm një kamion ukrainas në orë u lejua të largohej nga territori polak.
“Për momentin nuk ka vështirësi”, citohet të ketë thënë Anita Pukalska nga rajoni i policisë së bashkisë Przemysl, lidhur me bllokadën e fermerëve, e cila nuk pengon lëvizjen e automjeteve me pasagjerë, transportin humanitar dhe ushtarak./Voa
Top Channel



























