VARSHAVË, 16 korrik /ATSH/ – Tregjet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë një mundësi eksporti dhe investimi, veçanërisht për mobiliet, ushqimet dhe pajisje, sipas raportit të Institutit Ekonomik Polak (PIE) me titull “Ballkani Perëndimor, rrugë të reja për investimet polake”.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po rimarrin veten ekonomikisht, pas përvojave të vështira dhe shkatërruese të luftës. Edhe pse Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë ndër më të voglat në Europë, pasi sipërfaqja e tyre totale është dy të tretat e Polonisë dhe popullsinë e përgjithshme më pak se gjysma e popullsisë së vendit tonë, ato kanë potenciale të mundshme investimesh për kompanitë polake”, theksoi Lukasz Ambroziak i ekipit të tregtisë së jashtme në PIE.

”Ne kemi diagnostikuar që kompanitë në sektorin e mobilieve, ushqimit, pajisjeve shtëpiake dhe duhanit duhet të jenë veçanërisht të interesuara për zgjerimin në Ballkan”, shtoi ai./ /os/

 

PIE tha se një faktor që mund të rrisë atraktivitetin e rajonit në vitet e ardhshme është vendimi i drejtuesve të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për krijimin e një tregu të përbashkët.

Tri vendet e tjera: Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova janë gjithashtu të ftuar në këtë iniciativë.

ATSH