”Vendndodhja është përzgjedhur në bazë të një studimi të detajuar mjedisor që është kryer që nga viti 2017. Këto vende plotësojnë të gjitha kërkesat mjedisore për objekte të tilla dhe është i sigurt për banorët”, deklaroi kompania shtetërore e investimeve.
Vendpushimi tjetër bregdetar i konsideruar nga PEJ ishte Zarnowiec, ku autoritetet e atëhershme komuniste filluan ndërtimin e një centrali bërthamor në vitin 1982, i cili u mbyll në 1989.
Programi polak i energjisë bërthamore parashikon ndërtimin e deri në 9 GW me reaktorin e parë që pritet të jetë funksional në vitin 2033.
Kostoja totale e programit vlerësohet në rreth 30,2 miliardë euro./ /os/

























