Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, institucionet mikrofinanciare dhanë 39.2 miliardë lekë kredi në fund të marsit 2021.
Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kredia mikrofinanciare u rrit me 1.55%. Ndërkohë që prej fillimit të vitit 2021 portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione u rrit me 2.6%.
Mikrofinanca krediton nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro, kryesisht në atë segment që nuk gjen akses për financim nga sektori bankar.

























