Prada”- e themeluar në vitin 1913, në Milano nga Mario Prada – njoftoi sot blerjen e shtëpisë së modës “Versace” nga grupi luksoz amerikan “Capri Holdings Limited” – në kuadër të një marrëveshjeje me vlerë 1,25 miliardë euro (1,4 miliardë dollarë), sipas AP.

 

Që prej vitit 2018, “Versace” ka qënë në pronësi të “Capri Holding”, e cila përfshin Michael Kors dhe Jimmy Choo.

 

“Capri Holdings Limited” pagoi 2 miliardë dollarë për “Versace”, por pati vështirësi për të pozicionuar në krye shtëpinë e modës italiane me siluetat e saj seksi dhe modelet me ngjyra të ndezura.

 

Dikur Michael Kors Holdings Limited – Capri Holdings Limited – është një kompani multinacionale e modës, me qendër në Londër dhe zyra operative në Nju Jork.

 

Ajo u themelua në vitin 1981 nga stilisti amerikan, Michael Kors. Në vitin 2015, kompania numëronte më shumë se 550 dyqane dhe mbi 1500 butikë në dyqane në vende të ndryshme. //a.i/