Republika Çeke po dërgon furnizime në Lituani në funksion të situatës në zhvillim të migrantëve në kufirin e saj me Bjellorusinë, njoftoi sot Ministria e Brendshme çeke.
“Një autokolonë me 20 çadra, 100 shtretër kampi, 500 batanije dhe 500 dyshekë gjumi është planifikuar të mbërrijë sot në shtetin baltik”, tha ministria.
Vlera e dërgesës ndihmë është 3,2 milionë korona çeke (rreth 147 000 dollarë).
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ka kërcënuar vazhdimisht BE-në se ai është i përgatitur të lejojë kalimin e lirë përmes Bjellorusisë për migrantët që largohen nga zonat e luftës, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e BE-së ndaj kombit të izoluar të Europës Lindore.
Lituania, e cila ka një kufi gati 680 kilometra me Bjellorusinë, është goditur rëndë nga numri im i madh i migrantëve që po kalojnë kufijtë e saj javët e fundit.