Papa Françesku, i cili është shtruar në spital për më shumë se një javë, mbetet në gjendje “kritike” dhe pësoi një krizë në frymëmarrje më herët këtë të shtunën, tha Vatikani në një deklaratë.

 

 

“Këtë mëngjes Papa Françesku u paraqit me një krizë respiratore astmatike me përmasa të zgjatura, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit në flukse të larta”, shkroi Vatikani për Papatin e sëmurë që po trajtohet për pneumoni.

 

“Ndërsa Françesku vazhdon të jetë vigjilent, ai ka më shumë dhimbje se dje”, shkruhej në deklaratë. Ai gjithashtu mori transfuzion gjaku sot për të trajtuar aneminë, thuhet në deklaratë.

 

 

Më herët të shtunën, Vatikani tha se ai do të qëndronte i shtruar në spital pas diagnozës së tij të pneumonisë dhe nuk do të kryejë lutjen javore të Angelus, për herë të tretë në papatin e tij pothuajse 12-vjeçar, shkruan CNN.

 

Top Channel