Gotabaya Rajapaksa ka dhënë dorëheqjen si president i Sri Lankës pasi u arratis në Singapor pas protestave masive në vend kundër regjimit të tij.
Rajapaksa dorëzoi dorëheqjen e tij të enjten më 14 korrik, sipas zyrës së shtypit të kryeparlamentarit Mahinda Yapa Abeywardena, duke shtuar se dorëheqja do të shpallet zyrtarisht më 15 korrik, në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.
Protestuesit në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo, ranë dakord më herët të lirojnë ndërtesat qeveritare në mesin e negociatave në vazhdim me kryetarin e parlamentit të vendit.
Rajapaksa u largua nga vendi më 13 korrik pa dorëzuar dorëheqjen. Ai fillimisht udhëtoi në Maldive, e më pas në Singapor, ku thuhet se i dorëzoi letrën e dorëheqjes Komisionit të Lartë të Shri Lankës atje. Ai më pas udhëtoi për në Jeddah, në Arabinë Saudite.
Kryetari i parlamentit ka bërë thirrje që letra origjinale e dorëheqjes të dërgohet në Shri Lanka me avionin e ardhshëm të disponueshëm nga Singapori.
Tensionet në Shri Lanka mbetën të larta mes gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria. Një prani e fortë ushtarake u raportua rreth parlamentit dhe ndërtesave të tjera qeveritare.
Radio Europa e Lirë shkruan se kryeministri Ranil Wickremesinghe, i cili po shërben si president në detyrë, i tha parlamentit se do të jepte dorëheqjen dhe i kërkoi Abeywardenas “të emërojë një kryeministër që është i pranueshëm si nga qeveria ashtu edhe nga opozita”.tch



























