ATSH/- Prodhimi bujqësor në serra ka ardhur në rritje të qëndrueshme nga viti në vit.
Në harkun kohor të 9-të viteve të fundit, prodhimi bujqësor në serra u rrit me mbi 80 mijë tonë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, publikoi statistikat e tregut bujqësor në Shqipëri, sipas të cilave rezulton se, prodhimi bujqësor në serra në vitin 2010 shënoi 66.000 tonë ndërsa në 2019 ky tregues u rrit në 147,913 tonë
Paralelisht me rritjen e prodhimit bujqësor vendas, po zgjerohen edhe e eksportet e këtij sektori në tregjet e huaja.
Investimet kryesisht në prodhimin në serra që siguron prodhim bujqësor përtej sezonit dhe rritja e standardeve për këto produkte ka rritur eksportet dhe të ardhurat në familjet fermere, por edhe në ekonominë e përgjithshme.
Ekspertët shprehen se, politikat lehtësuese fiskale, por edhe mbështetja me fonde përmes programeve të ndryshme dhe specifikisht subvencionimi i TVSH-së për plastmasin e serrave, nga Skema Kombëtare, ka rritur interesin e fermerëve për shtrimin e sipërfaqeve të mbjella me produkte bujqësore.
Ndërsa vetë fermerët po bëjnë edhe zgjedhjen për kulturat që preferojnë të kultivojnë më shumë, të cilat janë më të kërkuara edhe në tregjet e huaja, prej të cilave sigurojnë edhe më shumë të ardhura.
Vetëm gjatë vitit të fundit prodhimi i perimeve të freskëta në fushë u rrit me 1,24%, ndërsa gjeografia e shteteve ku eksportohet po zgjerohet në të katër kontinentet. e.xh/ /a.g/