ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit janë 142 m3/sekondë, ndërsa prodhimi është 16261 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 142 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 261.18 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.28 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.76 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 100 m3/s, në HEC-in e Komanit 32 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s

Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 16261 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 313.5 GWh.