Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me promovimin e programit ‘lente falas’.
Kreu i Qeverisë me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se janë 2000 gjyshër që do kenë një Vit të Ri të gëzuar falë këtij programi.
‘Me dritën në sytë e afro 2000 gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar, falë programit të lenteve FALAS, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama në Facebook.



























