Në bibliotekën ” Qemal Baholli” Elbasan është promovuar sot libri album fotografik “Pazari i vjetër i Elbasanit” i autores Henerjeta Stambollxhiu.
Promovimi u realizua mes miqsh, dashamirës të librit, qytetarë, krijues, arsimtarë dhe nxënës të shkollave, të cilët kanë kuriozitetin për të mësuar më shumë rreth historisë së qytetit.
Ky promovim ishte mundësi e shkëlqyer për të prezantuar dhe ndarë me të tjerët pasuritë kulturore të Elbasanit dhe njëkohësisht të inkurajojë leximin dhe interesin për historinë e qytetit.
Një analizë të këtij libri me detaje e bëri Bardhyl Toda, duke theksuar punen dhe përkushtimin e autores Henerjeta Stambollxhiu. Toda shton faktin se libri album fotografik “Pazari i vjetër i Elbasanit” është një tjetër vlerë e shtuar jo vetem për bibliotekën por për gjithë qytetin.
Sakaq, nxënësit e shkollës artistike “Onufri” me intepretimet e tyre e bene edhe me interesante dhe të këndshme promovimin e librit të autores Henerjeta Stambollxhiu.
Edlira Xherri Elbasaninews.al