Rama tha se “e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit”.
“Protestë në Lungomare për muzikën? Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”.
Bizneset përgjatë Lungomares në Vlorë vendosën që të mbyllin aktivitetin e tyre që prej orës 8 të mëngjesit deri ditën e nesërme në shenjë proteste për të ndryshuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik.
/k.s/

























