Një dorë e kuqe e stampuar me mbishkrimin “kriminelë”, kjo është logoja, që demonstruesit prej tri javësh u paraqesin në rrugë institucioneve shtetërore në Serbi.

 

 

Qytetaret dhe qytetarët në protestë kërkojnë, që të mbahet përgjegjësi për 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga rrëzimi i tendës në sheshin para stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor.

 

Kjo ndërtesë moderne nga viti 1964 kohët e fundit u rihap pas tre vjetësh të rinovimit. Projekti i ndërtimit u realizua nga një firmë kineze. Por sipas të dhënave të shoqërisë serbe të hekurudhave tenda e rrëzuar nuk ka qenë pjesë e masave të rindërtimit.

 

 

Në disa qytete të Serbisë u bllokua trafiku dhe qytetarët mbajtën 15 minuta heshtje të premten (22.11.2024) në nderim të viktimave të tragjedisë me 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor. Qytetarët dhe qytetarët kanë vazhduar protestat, pasi mendojnë që kjo tragjedi është pasojë e korrupsionit, mungesës së transparencës dhe punës me pakujdesi gjatë rinovimit të stacionit të trenit. Të enjten (22.11.2024) prokuroria arrestoi 12 vetë lidhur me tragjedinë, ndër ta edhe ministrin e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç. Këto arrestime pasuan pas protestave masive.

 

Arrestime arbitrare të demonstruesve

Studentja Mila Pajic është njëra nga organizatoret e protestave. Në kohën mes leksioneve në universitet ajo punon pa u lodhur për aksione të reja – bllokimin e urave, të rrugëve, bën telefonata për solidaritet dhe mosbindje civile.

 

Pak para aksionit Mila dhe shoqja e saj Doroteja Antiç u arrestuan nga policia. “Gjashtë burra veshur me të zeza na rrethuan dhe na udhëzuan të shkojmë me ta”, na tregon ajo, ende nën shok. “Unë refuzova, sepse ata as nuk u prezantuan dhe as nuk na treguan kartë identifikimi. Por ata thjesht më tërhoqën dhe më shtynë brenda një Jeep-i të zi duke udhëtuar në drejtim të panjohur.”tch