ATSH/ Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore, për nxënësit mbetës.

Sipas MASR, provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datë 24 gusht, Matematika në 31 gusht, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 27 gusht dhe Lënda me Zgjedhje në 3 shtator.

Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja është 2 orë e 30 minuta. Provimet do të zhvillohen duke zbatuar të gjitha masat anti-COVID, ku në çdo klasë nuk lejohen më shumë 10-15 maturantë.