Në Bashkinë e Elbasanit ka përfunduar numërimi për Këshillin Bashkiak. Edhe këtu, nga 51 vende që janë në total PS ka marrë shumicën, konkretisht 49.62% që përkthehet në 28 vende, 12 mandate i ka marrë Bashkë Fitojmë, 7 PD dhe nga një mandat kanë siguruar PSD, PDIU, PDS dhe Partia e Gjelbër.
Edhe në bashkinë e Cërrikut është mbyllur numërimi i votave dhe PS ka marrë shumicën në Këshillin Bashkiak. PS mori 46.50% të votave ose 11 mandate nga 21 në total. Bashkë Fitojmë siguroi 3 mandate dhe dy i siguroi PD. Partitë e tjera që marrin nga një mandat janë PAA, PLL, PSD, LZHK dhe Partia e Gjelbër.
Në Librazhd 13 mandate i merr PS me 45.02% të votave, 3 mandate Bashkë Fitojmë dhe nga një 1 mandat sigurojnë PD, PSD dhe PDS. 2 mandate i merr edhe Partia e Gjelbër.
Në Gramsh, nga 21 këshilltarë, PS merr 20.74% që përkthehen në 6 mandate, ndërsa 2 mandate i merr Bashkë Fitojmë. Suprizë është Partia e Gjelbër që siguron 4 dhe 2 vende në Këshill i takojnë Partisë së Reformave Demokratike. Nga 1 mandat marrin PD, PR, PLL, PSD, BD, AAK dhe ADS.
Partia Socialiste ka fituar edhe Këshillin Bashkiak të Përrenjasit. Sipas të dhënave, Partia Socialiste ka marrë 9 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 dhe Partia Socialdemokrate po 3 mandate. Ndërsa Partia Demokratike në këtë bashki ka marrë 2 mandate. Partia Demokracia Sociale (PDS), partia Aleanca Demokratike (AD), Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (ADS) dhe partia e Gjelbër (PGJ) kanë marrë secila nga një mandat.
Në Belsh, 7 nga 40 kutitë e numëruara nxjerrin PS me 9 mandate, BF me 2 mandate, PD me 5 mandate, PLL 2 mandate. Nga 1 mandat marrin PR, PDIU dhe Partia e Gjelber.



























